Nevil Dede debuton me fitore në stolin e Erzenit

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë/ Nevil Dede mori dje drejtimin e Erzenit he që sot ka parë nga afër skuadrën në një miqësore kundër Ilirisë, luajtur në Shijak.

Në një sfidë ku të dyja palët e nisën me formacionet më të mira, fitoi Erzeni 2-1, me përmbysje në pjesën e dytë.

Sulmuesi Xhabrahimaj shënoi në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit gjithçka ndryshoi, edhe për shkak të zëvendësimeve të shumta. Në stolin shijakas kishte më shumë cilësi dhe futja e sulmuesit Mustafa Enok Xhixhiua ishte vendimtare. Ish-sulmuesi i Partizanit, i cili doli i panevojshëm në janar, ka shkuar në Shijak për një provë, por duket se e ka kaluar që sot atë, sepse shënoi dy gola në hapësirën e pak minutave në mesin e pjesës së dytë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU