Nevil Dede në konferencë për shtyp para nisjes ne Austri

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja Femra U-19/ Trajneri i ekipit Kombëtar U-19 për femra, Nevil Dede do të dalë nesër në orën 09.30 në një konferencë për shtyp. Ajo do të zhvillohet në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit. Tema kryesore e saj, do të jenë pjesëmarrja e ekipit tonë kombëtar në në grupin eliminator të Kampionatit Europian për femra U-19, që do të zhvillohet në Austri.
image
Shqipëria, do të luajë në të njëjtin grup me Austrinë, Ukrainën dhe Skocinë. Kombëtarja U-19 ka nisur përgatitjet në Resortin “Tropikal” në Durrës. Ato do të vazhdojnë deri ditën e diel. Të hënën ekipi kombëtar i vajzave U-19, do të udhëtojë për në Austri. Ndeshja e parë do të jetë ajo kundër vendaseve të Austrisë, që do të luhet më 15 shtator ora 18.00. Në lidhje me përgatitjet dhe planet që ka për këto përballje trajneri Nevil Dede, do ti përgjigjet interesimit të gazetarëve

S'KA KOMENTE

Comments are closed.