“The Sun”: Newcastle me ofertë për Ergys Kaçen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageLegjionarët/ Ergys Kaçe është kthyer në një objektiv të shumë ekipeve të njohura në Europë. Pas një sezoni të shkëlqyer me PAOK, ku u shpall edhe lojtari i vitit në Greqi, duket se Kaçe do të largohet drejt një ekipi më të madh këtë sezon. Pas interesimeve të disa klubeve italiane, ku më në vëmëndje kanë qenë Lacio dhe Udinese, tani ofertar mbërrijnë edhe nga Anglia. Në garë për të fituar shërbimet e lojtarit kuqezi është futur edhe Newcastle.

kaceNew
Faksimile e lajmit te publikuar nga “The Sun”

“Qymyrxhinjtë” mësohet se e kanë vëzhguar prej kohësh mesfushorin shtatshkurtër, dhe kanë lëshuar një ofertë prej 2 milionë paundësh në drejtim të tij. Tani pritet të shihet se çfarë do të ndodhë, nëse PAOK do të pranojë ofertën e anglezëve apo jo. Një gjë është e sigurtë që Ergys Kaçe mund të jetë drejt largimit nga ekipi grek.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.