Nexhipi dhe Abraham prononcohen si futbollistë të Korabit

0
SHPËRNDAJE

nexhipi
Nderim Nexhipi dhe Abraham Adelaja janë prezantuar sot si dy futbollistët më të rinj të Korabit, duke iu bashkuar kësaj skuadre e cila fillon me shumë ambicie sezonin e ri. Nexhipi është cilësuar padyshim si goditja më e rëndësishme e skuadrës dibrane gjatë merkatos dhe lojtari ka zbuluar se pse më në fund zgjodhi t’i përgigjej pozitivisht një ftese që i ishte bërë prej disa javësh. “Kam qenë prej kohësh në bisedime me skuadrën e Korabit, e cila ka mjaft ambicie. Ka një trajner dhe një grup lojtarësh mjaft cilësorë, arsye pse edhe unë zgjodha të vija këtu. Për mua, Kategoria Superiore është si të kthehem në shtëpi, pasi është një kampionat në të cilin kam pasur një eksperiencë mjaft pozitive në të kaluarën.

Është e vërtetë që kam pasur oferta edhe nga klube të tjera të Superiores, por jo nga Partizani. Mes këtyre ofertave, apo edhe atyre nga jashtë Shqipërisë, zgjodha Korabin edhe për shkak të lidhjes miqësore që kam me sponsorin e klubit të Korabit, një shtysë më shumë për t’iu përgjigjur pozitivisht”, shpjegoi Nexhipi. Ndërkaq, Abraham bëri të qartë se kishte mbetur mjaft i kënaqur nga pritja që i ishte rezervuar gjatë ditëve të stërvitjes në Peshkopi me Korabin dhe bëri premtimin e tij për të gjithë tifozët e skuadrës.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si më kanë pritur këtu. Kam përshtypjet më të mira si për skuadrën, ashtu edhe për trajnerin dhe jam i bindur se mund t’i ndihmoj të arrijnë objektivat që i kanë vënë vetes. Objektivi personal? Si fillim dua të kaloj shifrën e 10 golave në kampionat pastaj të tjerat më radhë”, tha ai.panoramasport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.