Nexhipi kundër të kaluarës Partizani (Starova)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ndeshja e së premtes Flamurtari-Partizani nuk do të ketë vetëm rivalitetin e dy skuadrave ke histori në futbollin shqiptar që do të lërë shenjë, por ajo që po pritet me padurim është fakti që Nderim Nexhipi do të luajë kundër ish-skuadrës dhe tifozëve të tij. Mesfushori aktual i Flamurtarit luajti për pothuajse 18 muaj tek Partizani, ekip me te cilin arriti të bëhej edhe kapiten, por edhe idhull i tifozërisë së kuqe, të njohur si “Ultras Guerrils”. Tashmë historia kthehet ndryshe, Nexhipi do të jetë kundërshtar i ekipit me të cilin luajti deri në sezonin e fundit, dhe tifozët të cilët festonin golat e tij do të heshtin nëse ai do të “tundë” rrjetën në ndeshjen e nesërme.
image
Pritet që tifozët e Partizanit t’a duartrokasin beniaminin e tyre, pavarësisht faktit qe ai tashmë vesh një fanellë tjetër. Ata nuk mund t’a harrojnë lehtë njeriun që vendoste ndeshjet derbi me Tiranën, të cilat për tifozët e kuq janë ndeshjet më të rëndësishme se sa vetë titulli kampion. Edhe më parë në rrjetet sociale ultrasit e kuq kanë deklaruar se do t’a mbështesin kudo që lojtari i tyre i zemrës të luajë, edhe pse nuk do të mbajë veshur fanellën e klubit që ata bëjnë tifo.
image
Nga ana e tij Nexhipi nuk pritet që të ndikohet emocionalisht nga kjo gjë, duke parë se ai është një lojtar profesionist, dhe pritet që te japë maksimumin në fushën e lojës ndoshta edhe për të treguar se drejtuesit mund të kenë gabuar me largimin e tij. Sidoqoftë duke parë mënyrën e largimit të ish-kapitenit të Partizanit pas përplasjeve me trajnerin Sulejman Starova, Nexhipi mund të luajë akoma më fort edhe për inat të trajnerit të Partizanit për t’i treguar ndoshta vlerat e tij, apo se kush e kishte gabim për atë që ndodhi.
image
Sidoqoftë për të dy palët si Nexhipi ashtu edhe tifozët e kuq pritet të jetë një ndeshje me mjaft emocione, pasi ish-kapiteni tashmë vjen si kundërshtar dhe jo si dikur kur shkonte të festonte me ata pas një goli të shënuar në derbi ndaj kundështarëve të përjetshëm bardheblu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.