Nexhipi: Na mundën cilësitë e Skënderbeut, lojtarët u përgjigjën mirë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në mungesë të trajnerit Gerdi Haxhiu, i shkarkuar mbrëmjen e së premtes, Korabin e drejtoi zëvendësi Ermal Nexhipi në humbjen 3-0 ndaj Skënderbeut në Korçë. Pas ndeshjes me korçarët, ai u shpreh për SuperSport, se ekipin që e drejtoi ai e mundën cilësitë e Skënderbeut, ndërsa theksoi se lojtarët u përgjigjën shumë mirë.

“Sot na mundën cilësitë e Skënderbeut. Sot hodhëm në fushë ekipin që kishim përgatitur gjatë gjithë javës dhe mendoj se deri në njëfarë pike lojtarët u përgjigjën mirë.

Ishte shumë e vështirë për mua që t’i motivoja, prandaj mund të them se jam i kënaqur. Nuk prisja më shumë.

Unë mund të jem i fundit që do largohem nga Korabi, ndërsa për trajnerin e ri besoj se do të vendosim gjatë javës së ardhshme”,-mbylli prononcimin e tij, zv / trajneri i Korabit, Ermal Nexhipi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.