Nexhipi-Progni-Hysa, pritet formatimi i Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Skuadra e Flamurtarit mund të bëjë tre goditje rradhazi në merkaton verore. Trajneri Stanislav Levy, kërkon të ketë grupin e plotë para nisjes drejt Austrisë për të zhvilluar fazën përgatitore. Nderim Nexhipi mund të jetë afrimi i parë në ditën e sotme. Ndërkohë, bashkëpunimi i tij me Partizanin ka përfunduar, pasi lojtari kërkon formacionin, ndërsa trajneri Sulejman Starova, nuk ia ka garantuar diçka të tillë. Shqiptari nga Shkupi pritet të prezantohet shumë shpejt te kuqezinjtë.

Ndërkohë që një tjetër afrim pritet të jetë ai i mesfushorit Gerhard Progni. Prej ditësh mesfushori dhe klubi vlonjat po negociojnë dhe me shumë mundësi mesfushori mund të rikthehet në kampin kuqezi, aty ku është aktivizuar edhe kohë më parë.

Por zërat e fundit flasin edhe për rikthimin e Vilfor Hysës. Ardhja e kolonisë braziliane tek kukësianët ka mërzitur lojtarin këmbëshpejtë dhe me sa duket ai po kërkon largimin nga Kukësi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.