Neymar ankohet në FIFA

0
SHPËRNDAJE

La Liga sot bëri atë që presidenti Javier Tebas e kishte paralajmëruar me kohë: nuk pranoi pagesën e klauzolës së largimit të Neymar-it nga Barcelona për t’u transferuar te PSG-ja. Avokatët e sulmuesit brazilian vizituan institucionin më të madh të futbollit spanjoll në Madrid, por nuk arritën të mbyllnin kalimin e 25-vjeçarit në “Parc des Princes”.

Klauzola e largimit e ish-yllit të Santosit është 222 milionë euro, shumë të cilën klubi parisien është gati ta paguajë, por La Liga ka ndaluar procedurat, të paktën tani për tani.

Sipas medieve spanjolle, Neymar me këshilltarët e tij do të dorëzojnë një kërkesë të veçantë te FIFA për këtë çështje, që i bie të jetë praktikisht ankesë. Agjenti i lojtarit, Wagner Ribeiro, dje tha se PSG-ja ishte gati për të paguar shifrën e parashikuar në kontratën e klientit të tij me Barcelonën, që prezantimi në Paris të bëhej që në fundjavë.

Duket qartë se Neymar e ka me nxitim shkëputjen nga katalanasit. Ëndrra e tij është të bëhet më i miri në botë, larg shokut dhe idhullit të tij, Lionel Messi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.