Nga Beckham te Eto’o, 10 transferimet që shokuan botën e futbollit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

10 – Andre Pierre Gignac – 29 vjeç, lë Olimpique Marseille të Francës për Tigres të Meksikës. E donin klube të mëdha por zgjodhi Tigres duke u bërë francezi i dytë në historinë e kampionateve meksikane.

9 – David Villa – 32 vjeç, lë Atletico Madrid të Spanjës për New York City të Shteteve të Bashkuara. Pasi fiton “La Liga-n” me Atletico zgjedh kampionatin amerikan.

8 – Mathieu Valbuena – 29 vjeç, lë Olimpique Marseille të Francës për Dynamo Moskë të Rusisë. Mbas 8 vitesh te Marseille zgjedh Dynamo kur e kërkonin Liverpool dhe Arsenal.

7 – Sebastian Giovinco – 27 vjeç, lë Juventus të Italisë për Toronto të Kanadasë. Hoqi dorë nga një karrierë e madhe për të nënshkruar kontratën më të majme të historisë së Major League Soccer (MLS).

6 – Nicolas Anelka – 32 vjeç, lë Chelsea të Anglisë për Shanghai Shenhua të Kinës. Bëri lëvizjen shokuese në vitin 2012 dhe 6 muaj më vonë e ndoqi pas edhe Didier Drogba.

5 – Hulk – 26 vjeç, nga Porto e Portugalisë te Zenit e Rusisë. Klube të medha shfaqën interes por Hulk lidhi një kontratë pesë vjeçare në Shën Petërsburg.

4 – Kaka – 32 vjeç, nga Milan e Italisë te Orlando City e Shteteve të Bashkuara. Pas një kthimi të suksesshem te Milan, ai që dikur kushtonte 60 milionë pound vendosi të kalojë në MLS.

3 – Gary Lineker – 31 vjeç, nga Tottenham e Anglisë te Nagoya Grampus e Japonisë. Ndonëse shënoi 28 gola në 35 ndeshje në sezonin e fundit me Tottehnahm, vendosi të mbyllë karrierën në Japoni.

2 – David Beckham – 32 vjeç, nga Real Madrid e Spanjës te Los Angeles Galaxy e Shteteve të Bashkuara. Kur shumë mendonin se ishte në kulm të karrierës shkon në MLS duke nisur epokën e eksodit të “pleqve” drejt Amerikës.

1 – Samuel Eto’o – 30 vjeç, nga Inter e Italisë te Anzhi e Rusisë. Eto’o shkoi në Rusi vetëm për një arsye: për tu bërë lojtari më i paguar i botës me 350,000 pound në javë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.