Nga finalja në finale, përsëri Cristiano Ronaldo kundër Antoine Griezmann

0
SHPËRNDAJE

cr7

“Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë” këtë duhet ta ketë menduar Antoine Griezmann pasi mundi Gjermaninë me një dopietë fantastike i cili i dha Francës finalen e Parisit.

Pothuaj një muaj e gjysmë më parë më 28 maj në fakt ”Petit Diable” do të jetë përballë përsëri në finale kundër Cristiano Ronaldos gjithashtu kjo sfidë midis tyre mund ta dërgojnë në rrugën e trofeut personal “Topi i Artë” për vitin 2016.

43 ditë pas finales së Champions League në Milano ku francezi humbi 11-metërshin por portugezi vulosi golin deçiziv të sfidës, tashmë të dy do të gjenden përsëri përballë njëri-tjetrit në një tjetër finale dhe të cilët po i tregojnë botës vlerat e tyre më të mira.

Protagonistë me klubet e tyre respektive por gjithashtu deçizivë edhe me kombëtaret e tyre. Portugezi 3-herë fituesi i “Topit të Artë” kundër një talenti premtues i cili dëshiron të konfirmohet si një kampion i ri, në 2014 Cristiano Ronaldo fitoi Champions League me Real Madridin në finalen e Lisbonës ndërsa Griezmann shënoi 20 gola me fanelën e Real Sociedad në La Liga i cili me paraqitjet e tij ra në sy të dirigjentëve të Atletico Madrid pasi “Colchoneros” dëshironin që pikërisht Griezmann të ishte zëvendësuesi perfekt i David Villa dhe Diego Costa të cilët ishin larguar nga Atletico.

Në pikëpamjen e parë ishte pothuajse e pamundur ti zëvëndësoje, por Griezmann si një “superstar” i ri mundi t’i zëvendësonte mjaftë mirë sulmuesit e larguar pasi me shpejtësinë e tij dhe me teknikën e tij arriti të shënonte 25 gola në sezonin e parë dhe 32 gola në të dytin.

Tek Atletico Madrid është lideri i skuadres duke u bërë golashënues, gjithashtu edhe tek kombëtarja e Francës ku deri më tani ka shënuar 6 gola po aq sa Henry, fare më pak se Platini por dyfish më shumë se Cristiano Ronaldo.

Të dielën në mbrëmje do të jetë përballë “kanibali” Cristiano Ronaldo i cili në memorien e tij egziston akoma ajo finale e humbur në 2004 kundër Greqisë, ai që ka fituar 3 “Topa të Artë” dhe që është shumë pranë për ta fituar përsëri.\

Ai që ka ngritur 2 Champions për 3 vite dhe që ka ngritur gjithsej në qiell 3 Champions League përfshirë dhe në vitin 2008 në rradhët e Manchester United. I cili mban rekordin absolut për gola të shënuar në Champions League dhe për të 6-ën vit radhazi ka shënuar më shumë se 50 gola në sezon.

Numri 7 kundër numrit 7 do të jenë këto dy lojtarë padiskutim protagonistët e finales së Parisit, dhe ai që do të triumfojë të dielën mbrëma me shumë mundësi do t’a bëjë edhe në janar në Zyrih për ceremoninë që do ti jepet fituesit të trofeut personal “Topi i Artë”.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.