Nga Partizani tek Partizani!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Andrea Agostineli mori drejtimin e Partizanit një vit më parë duke zënë vendin e Sulejman Starovës. Trajneri italian edhe mund të ishte shpallur kampion një vit më parë. Ndërkohë që ndeshja decizive që ia rriti shpresën të kuqve ishte përballja direkte në Korcë e fituar nga Partizani i Agostinelit me golin e Vilës në minutat e fundit.

Andrea Agostinelli

Ishte pikërisht ky takim që ia mbushi mëndjen edhe presidentit Takaj ta afronte në rradhët e korcarëve Agostinelin këtë sezon.

Ndërkohë që tashmë jemi përpara sfidës së njejtë, por disa aktorë kanë ndryshuar. Agostineli që në sfidën e kaluar kur drejtonte Partizanit fitoj shumë, tashmë mund të humbas gjithcka, sepse ndeshja e rradhës është decizive për të. Në rast se nuk fiton Agostineli do të largohet me shumë mundësi nga kuqebardhët. Pavarësisht dëshirës së mirë për të pasur bashkëpunim, pikët ndonjëherë vlejë më shumë se gjithcka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.