Nga respekti i kapitenit Cana, te falënderimi për debutimin e portierit Strakosha, kuqezinjtë përshëndesin trajnerin De Biasi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Futbollistët shqiptarë kanë dhënë mesazhet e tyre të lamtumirës për trajnerin Gianni De Biasi, pasi ky i fundit vendosi të largohej menjëherë nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ish-kapiteni Lorik Cana, portieri Thomas Strakosha dhe sulmuesi Sokol Çikalleshi i kanë dërguar falënderimet e tyre trajnerit kuqezi.

Lorik Cana

“Faleminderit profesor për këto vite me ne! Faleminderit për kontributin tuaj, eksperiencën, angazhimin dhe miqësinë. Bashkë kemi arritur dhe përjetuar gjëra të paharrueshme. Me pak fjalë respekt”.

Thomas Strakosha

“Faleminderit shumë profesor. Bëtë një komb të besojnë që ëndrrat bëhen realitet… Edhe unë personalisht ju falënderoj për besimin dhe mundësinë për të debutuar për kombin tim”.

Etrit Berisha

“Ke qenë një shembull për ne, na bëre të ëndërrojmë në gjërat e pabesueshme. E nderove një popull të tërë. Faleminderit për të gjitha mister”.

Sokol Çikalleshi

“Kush të ka njohur nuk do të të harrojë kurrë, kush do të të harrojë nuk të ka njohur me të vërtetë! Nga thellësia e zemrës faleminderit Mister”.

/minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.