Nga Tirana në Paris, ëndrra Europiane e Kombëtares

0
SHPËRNDAJE

Shkruajne mediat lokale të Trevizos, Itali.

Nga Tirana në Paris, Kombëtarja shqiptare kërkon të realizojë ëndrrën për tu kualifikuar në Europianin që do të zhvillohet në Francë nga 10 qershori deri më 16 korrik 2016 por për të arritur aty, kjo Kombëtare për konçidencë do të kalojë më parë përmes Trevizos.

Natyrisht që trajneri Gianni De Biasi ishte ai që zgjodhi ndalesën në Itali për tu përgatitur për dy ndeshjet shumë të rëndësishme të lojtarëve “kuqezi”, të premten në Kopenhagen ndaj Danimarkës dhe të hënën në Elbasan ndaj kryesuesve të Portugalisë.

Të dielën dhe të hënën Kombëtarja shqiptare zbarkoi në Ca’ del Poggio, rezort në të cilin zhvilloi edhe dy stërvitje ku u ndjek nga një numër rekord shikuesish. Më pas edhe një stërvitje në Pieve dhe më pas një ndalëse në Rua di Feletto në Trevizo para fluturimit për në Danimarkë.

11889459_948533365205645_4290184196638961218_n“Kemi plot lojtarë që luajnë në Francë, Itali dhe Zvicër kështu që na u duk e natyrshme të zgjidhnim që të përgatiteshim këtu,” – shpjegon trajneri. “Më pas një rrugë e kollajshme drejt aeroportit të Venecias prej nga ku Danimarka nuk është larg”.

Në rolin e asistentit të trajnerit është edhe Paolo Tramezzani, ish-lotar i Interit që është i shoqëruar nga Erion Bogdani, ky ish-lojtar i Kievos, Çezenës dhe Sienës. “Është një grup punëtor që po na dhuron kënaqësi,” – thotë trajneri.

“Jemi në pozita të mira por e bukura nis tani,” – vazhdon De Biasi. “Është e vështirë por dua të marr rezultat pozitiv nga kundërshtari direkt siç është Danimarka. Ata kanë lojtarë në Premier League e Bundesliga por të shohim. Një rezultat pozitiv me danezët na inkurajon edhe ndaj Portugalisë”.

Përzgjedhësi i Shqipërisë natyrisht që do të mbështetet fort te “muri italian” i përbërë nga laciali Berisha e napoletani “Hysaj”, nga ish-torinezi Basha pa harruar Memushajn e Pescarës dhe ish-parmezin Lila, autor i një goli të mrekullueshëm ndaj Interit në San Siro.

“Cana dhe Basha janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm. Kondicioni i tyre është i mirë. Jemi me pak probleme në mbrojtje por jemi optimistë,” – përfundon De Biasi. Vendi i dytë e kualifikon Shqipërinë në Francë 2016 por edhe vendi i tretë e çon në play-off që është një arritje historike për Shqipërinë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.