Nga trajner në refugjat, historia e sirianit që u pengua nga gazetarja hungareze

0
SHPËRNDAJE

Historia prekëse që i tronditi të gjithë kur gazetarja hungareze, pengoi dhe goditi emigrantët sirianë teksa këta të fundit ishin duke u larguar nga policia hungareze, ka lidhje edhe me futbollin. Personi që u godit nga gazetarja, Osaba Al Gadab, është trajner në një klub futbollistik në ligën e parë të Sirisë. Ai ka drejtuar edhe shumë skuadra të tjera, por tani vetëm për futboll nuk mund të flitet në Siri.11214052_410861562439110_680626402571704084_n
Ai ka vendosur të largohet nga tmerri që po përjeton shteti i Sirisë, për një jetë më të mirë dhe të sigurtë duke lënë pas edhe profesionin e tij. Trajneri Osaba Al Gadab për një kohë të gjatë ka qënë edhe rob i ISIS-it, nga ku ka arritur të arratiset dhe të niset me djalin e tij për të gjetur vend më të sigurt. Ai është personi që u shkelmua dhe u rrëzua nga gazetarja hungareze Petra Llasllo nga N1TV, dhe tashmë gëzon respektin e të gjithëve pas asaj që ndodhi.
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.