Nga Valbuena te Figo, tradhtarët e mëdhenj në futboll

0
SHPËRNDAJE

Mathieu Valbuena – Fundjavën e shkuar në Marsejë plasi kaosi, një ngjarje shumë e rëndë, arsyeja? Mathieu Valbuena, i kthyer në shtëpi me fanellën e gabuar, atë të Lyon, gjë që tifozët nuk ia kanë falur, duke lëshuar sende, kore e parrulla dhe duke varur edhe një dordolec që simbolizonte pikërisht mesfushorin e kombëtares franceze.

5_123Mario Götze – Kalimi i sulmuesit të kombëtares gjermane nga Borussia Dortmund te Bayern i Mynihut nuk u prit aspak mirë nga tifozët e Dortmundit, të cilët e kanë mohuar ish-idhullin e tyre dhe një nga parrugat e shfaqura në stadium gjatë një sfide kundër Bajernit ishte “Fick dich,  Götze ” (Vafsh në djall).

3_181Sol Kampbell – Para një dekade qendërmbrojtësi i fuqishëm Sol Kampbell ishte një hero te Tottenham, por pastaj kaloi te fqinjët e urryer të Arsenal. Për pasojë, tifozët e tij të vjetër i hoqën vizën dhe e përshëndetën me shkrimin JUDAS, tradhtar, kur u kthye të luante si kundërshtar.

4_157Steven Defour – Pesë sezone te Standard i Liezhit, duke fituar 2 kampionate belge dhe duke u bërë kapiten. Iku te Porto dhe pas një sezoni u kthye në Belgjikë, por te Anderlecht, rivali më i egër i Standard. Reagimi i tifozëve në Liezh ishte makabër: I KUQ OSE I VDEKUR, me një skenë filmi horror.

1_168Luis Figo– Vështirë se i ka harruar njeri skenat e regjistruara në “Camp Nou”, kur Luis Figo u kthye si kundërshtar, duke veshur fanellën e Real Madrid. Portugezi u arratis natën nga Barcelona, ku ishte një hero, ndaj tifozët nuk ia falën kurrë atë tradhti, duke hedhur edhe një kokë derri në fushë, pranë këmbëve të mesfushorit të famshëm.

2_204(Dyrrah)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.