Ngjarjet e Kamzës, të pafajshmit po përdoren si koka turku. Profesor Matraxhiu: Kush po e verbon drejtësinë?

0
SHPËRNDAJE

Kush e verbon policinë?
Është fjala për ngjarjen e rëndë në stadiumin e Kamzës, që ndodhi haptazi në praninë e kamerave televizive dhe për të cilën policia bëri disa ndalime, midis të cilëve në bllok edhe të drejtuesve të Kamzës, njëri prej tyre djali im Andi Matraxhiu me detyrë përgjegjës sportiv i ekipit të Kamzës.

Andi sic e treguan kamerat, në tërësi jo vetëm nuk u përfshi por disa nga lojtarët e Kamzës bënë çmos që të ndihmonin arbitirin nga dhuna e atyre pak tifozëve. Shihet qartë nga pamjet që 4 a 5 policë ndërhynë në fund dhe me vonesë.
E vetmja pamje ku shfaqet Andi është kur po drejtohet nga rrëmuja dhe akoma pa u afruar sprapset dhe distancohet. Shkon të bëjë detyrën e tij, të qetësojë lojtarët. Sipas deklarates së tij kishte hyrë për të ndihmuar një nga anësorët, të cilin e ka mik sepse është nga Elbasani. Po kjo pak rëndësi ka sepse vetë kalimi I vijës së fushës nga stafi është shkelje disiplinore, por jo penale e sidomos në atë situatë kur loja kish mbaruar zyrtarisht dhe fusha ishte pushtuar nga tifozët dhe security. Pa asnjë arsye ligjore, thjeshtë për skup mbahet I ndaluar dhe pritet të dalë në gjyq për masën e dënimit.

Kushdo që e verbon apo e pengon drejtësinë, duke proceduar njerëz të pafajshëm, pa marrë në konsiderate provat që i panë të gjithë, nuk I shërben aspak qëllimit të vënies së rregullit dhe ligjit në futboll, por të kundërtës përderisa shumica e fajtorëve enden të lirë dhe të pafajshëm, keta njerez përdoren si koka turku. Cështje të tilla dhe unë i kam parë gjithnjë nga televizori, i kam ndjekur në media, por krejt papritur gjendesh në mesin e ngjarjeve të tilla nga të cilat nuk të siguron imunitet as arsimi, as vitet e gjata duke edukuar mijëra të rinj. Unë dhe familja ime do ta kërkojmë drejtësinë deri në fund. Ne jemi njerëz që me fjalën kemi jetuar dhe punuar gjithë jetën. Kaq mund të bëjmë. Keqardhje për ata mijëra të tjerë, që i kemi parë deri më sot si spektatorë dhe që nuk dinë apo nuk munden ta ngrenë zërin si ne.

Andi Matraxhiu – Drejtori Sportiv i Kamzes, i dyti ne foto

S'KA KOMENTE

Comments are closed.