Nica: Ne ishim të përgatitur, por edhe Partizanin nuk e pashë shumë agresiv

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, në një deklaratë të dhënë për “SuperSport” menjëherë pas ndeshjes së sotme ndaj Partizanit e ka cilësuar pikën e marrë si një shenjë kthese për ekipin e tij.

“Ne ishim të përgatitur, Partizanin nuk e pashë shumë agresiv, nuk e di arsyen, ndoshta nuk ka më shpresë. Megjithatë ishte në favorin tonë edhe fati”.

“Këto probleme zgjidhen vetëm taktikisht, sidomos me këto ekipe, pasi të gjitha ndeshjet janë të vështira, janë të paparashikueshme. Duhet t’i bësh mundimin taktikisht, të marrësh një pikë është me vlerë, si sot, na futi në lojë”.

“Mendoj se po, i dha shumë zemër, sidomos kjo ndeshje sot”.

“Sigurisht që kjo është edhe shansi ynë, kur i gjen në një ditë të tillë, kur nuk kanë shumë shpresa. Ndërkohë që ekipi ishte më i sigurt në vetvete. Këto janë momentet e fundit dhe asgjë nuk parashikohet, çdo gjë shfrytëzohet maksimalisht në interesin tonë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Stavri Nica. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.