Nica: Situata është e vështirë, por shpresa vdes e fundit

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, ka folur pas fitores së vuajtur kundër Luftëtarit, duke e pranuar se skuadra është e tensionuar dhe po vuan renditjen, por fitorja e sotme mund të ndryshojë shumë gjëra për mirë.

“Fitore e vuajtur, e prisnim që të kishim shumë vështirësi. Situata dihet që është e vështirë, duhet qetësi dhe besim, faktorë që duheshin kapur me kohë, sepse me sa shoh unë është vonë. Megjithatë, me sa pashë në Kukës dhe sot, Laçi nuk e ka humbur dëshirën për fitoren dhe po mundohet në maksimum. Shpresa vdes e fundit dhe do të kërkojmë deri në fund të mbijetojmë.

“Tensioni? Eshtë problem psikologjik, skuadra nuk është e qetë. Ne flasim, mundohem të bëj edhe trajnerin edhe psikologun, aq sa është e mundur, për të qetësuar skuadrën.

“Mosdalja ime para mediave në Kukës? Nuk mund të flas para atyre masakrave, lojtarët rrezikojnë jetën dhe çahen në kokë, ndërsa gjyqtari Meta nuk reagon fare. Për këtë arsye, edhe ju mediat nuk duhet t’i mbështetni pa arsye, nuk duhet të bëheni palë.

“Mbijetesa? Gjithçka është e hapur, janë pak pikë në lojë dhe gjithçka mund të ndodhë. Siç vuajtëm ne, mund ta ketë dikush pas nesh radhën. Në fakt, ne patëm edhe fat, sepse Luftëtari nuk m’u duk aq i motivuar dhe agresiv sa e kam parë në ndeshjet e tjera, sidomos në aspektin sulmues, prandaj përfituam dhe morëm 3 pikët. Situata është e vështirë, nuk kemi shumë lojtarë në dispozicion, forma fizike nuk është optimale, por do të jap maksimumin me sa kam mundësi, meqë më kërkuan të marr drejtimin e skuadrës.

“Vucaj? Eshtë një karton i kuq i rëndë, mund të marrë disa ndeshje pezullim dhe është një goditje e rëndë për ne, sepse është kapiteni dhe lideri i skuadrës, është truri i saj. Këto janë ato probleme që krijojnë çekuilibër edhe më pas”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Stavri Nica. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU