Nico Rosberg fiton në Austri, dhe rihap kampionatin

0
SHPËRNDAJE

imageFormula 1/ Nico Rosberg është fituesi i Çmimit të madh të Austrisë. Piloti gjerman ka zhvilluar një garë perfekte duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton. Rosberg, pavarësisht se është nisur i dyti, e ka marrë kryesimin e garës qysh në start për të mos e lëshuar atë deri në fund të garës. Keshtu gjermani e fiton për herë të dytë rradhazi garën në pistën austriake. Nga ana tjetër një garë jo e mirë për britanikun Hamilton, cili ka bërë mjaft gabime gjate gjithë fundjavës. Në fund i është dashur të kënaqet me vendin e dytë. Shkallën e fundit të podiumit e ka marrë braziliani Felipe Massa, që përfitoi nga një gabim i mekanikëve të Ferrarit për t’i rrëmbyer vendin e tretë Vettel. Ka qënë një fundjavë për t’u harruar kjo për skuderinë Ferrari, pasi Raikkonen doli nga gara qysh në xhiron e parë, një aksidenti me Fernando Alonson. Ndëra finlandezi u tërhoq, garën e Vettel e “shkatërruan vetë mekanikët e “kokëkuqes”, që patën një problem gjate ndërrimin të gomës në makinën e tij, duke i hequr kështu vëndin e fundit në podium nga duart gjermanit.

Ja rezultatet e përgjithshme të garës në Austri
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.