Nigerianët e Skënderbeut nisin stërvitjen

0
SHPËRNDAJE

Tre futbollistët e ardhur nga Nigeria kanë nisur stërvitjen në Kosovë te Trepca ’89 e Mitrovicës, ekipi ku janë huazuar nga kampionët në fuqi të Shqipërisë, Skënderbeu. Duke patur parasysh kufizimet e lojtarëve të huaj që mund të luajnë njëkohësisht në një ndeshje të kampionatit të Superiores së Shqipërisë, ekipi korcar vendosi ti aktivizojë në Kosovë duke vendosur përvec të tjerave edhe një urë bashkëpunimi me ekipin nga Mitrovica. Lojtarët në fjalë nisën stërvitjet e para nën trajnerin Gani Sejdiu i cili është entuziast duke e deklaruar Trepcën ’89 deri edhe si një mëtuese për titullin kampion.

12804623_785251484942846_7496620464114572046_n
Nigerianët John Oto Johan, Adeshina Ridwan Rasak dhe Offor Chinonso Godswill

 


S'KA KOMENTE

Comments are closed.