Nijas Lena largohet nga Flamurtari, firma në Superligë një opsion

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas shumë afrimesh ka ardhur edhe largimi i bujshëm në rradhët e ekipit të Flamurtarit. Pas shumë sezonesh me fanellën kuqezi, mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Nijas Lena është larguar nga ekipi vlonjat. Lena ka ndërprerë kontratën me ekipin ku fitoi 2 trofe, dhe tashjë është një lojtar i lirë.
image
Ende nuk dihen arsyet për këtë largim të papritur, por dyshohet se shkak për këtë gjë mund të jetë bërë edhe konkurenca me afrimin e ri në skuadër, Nderim Nexhipi. Lena dëshiron që të jetë titullar në ekipin vlonjat, por tashmë këtë gjë nuk e ka më të sigurtë. Pas këtij largimi pritet që mesfushori Lena të firmosë për një tjetër ekip të Superligës, ku duket se ka edhe një ofertë nga ekipi i Kukësit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.