Nika: Kam tri javë që luaj me dhimbje, nga Tirana kërkova të largohesha

0
SHPËRNDAJE
loading...

Mesfushori i Laçit Ansi Nika ishte njeriu i ndeshjes me golin që i dha kurbinasve fitoren 1-0 në “finalen” e mbijetesës përballë Flamurtarit. Në një prononcim për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha në përfundim të takimit, shkodran komentoi largimin e tij nga Tirana, ndërsa theksoi se ka tri javë që ai luan me dhimbje të tmerrshme.

“Përgëzoj djemtë për shpirtin e garës që treguan sot. Te Tirana nuk pata hapësirat e duhura për të treguar vlerat e mia, prandaj kërkova të largohesha dhe zgjodha Laçin.

Këto janë gjëra normale në futboll. Jam i kënaqur, pasi po rritemi javë pas jave dhe unë po përmirësohem.

Flamurtari mund ta ketë kalendarin më të lehtë, por ne jemi në rrugën e duhur. Nëse vazhdojmë me këtë shpirt gare, nuk jemi më poshtë se asnjë kundërshtar.

Kam tri javë që luaj me dhimbje, kurse sot mora dy Voltaren para ndeshjes. Gjatë lojës i kërkova trajnerit Sinella të zëvendësohesha.

Kurse për kartonin, ishte një top i hedhur nga bankina, por gjyqtari Jorgji mendoi se e bëra unë dhe më ndëshkoi.

Kisha dy kartonë më parë, prandaj më vjen keq që nuk do luaj dot kundër Teutës”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Laçit, Ansi Nika. /minuta90.com/

Goli i mesfushorit Ansi Nika ndaj Flamurtarit
Goli i mesfushorit Ansi Nika ndaj Flamurtarit

S'KA KOMENTE

Comments are closed.