Nikaj i sinqertë: Skënderbeu shumë lart por shpresojmë

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Tërbunit të Pukës, Samuel Nikaj ka folur me superlativa për korçarët në mediat tona sportive por nuk e fsheh edhe shpresën për një rezultat pozitiv ndonëse është i ndërgjegjshëm për kapacitetin e kampionëve.

“Në dhjetë ndeshje mes Skënderbeut dhe Tërbunit, nëntë herë fitojnë korçarët por unë shpresoj që ky takim të jetë ajo hera e vetme që do fitonte Tërbuni,” – kështu është shprehur trajneri shkodran për takimin e ardhshëm te kampionatit tonë mes Tërbunit dhe Skënderbeut.

Vetëm pak ditë më parë, Nikaj dhe ekipi i tij ju gëzuan fitores së parë në historinë e futbollit pukjan në elitë (0-2 ndaj Bylisit në Ballsh).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.