Nikaj: Ndaj Teutës luajmë për pikë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në prag të ndeshjes Teuta-Tërbuni, e cila do të luhet të shtunën në stadiumin “Niko Dovana”, trajneri i ekipit pukjan Samuel Nikaj flet për ekipin dhe objektivin në këtë sfidë. Tekniku shkodran në një prononcim për “Minut90” shpjegon gjendjen e ekipit si dje gjithashtu shprehet se Tërbuni synon të mos dalë pa pikë nga kjo përballje:

Samuel Nikaj
Samuel Nikaj

“Gjëndja e ekipit është optimale dhe kondicioni fizik mjaft i mirë. Gjithashtu edhe morali i lojtarëve është i mirë pavarësish se vijmë nga një humbje ndaj Skënderbeut. Lojtarët janë të gjithë të gatshëm me përjashtim të sulmuesit Enco Malindi që aktualisht është i dëmtuar. Të gjithë e kuptojmë rëndësinë e kësaj ndeshje, dhe pres nga ana e tyre maksmumin në fushën e lojës. Përsa i përket objektivit në këtë sfidë, synimi ynë është të mos dalim pa pikë, por fitorja do të ishte një rezultat i shkëlqyer.”- u shpreh trajneri i Tërbunit, Samuel Nikaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.