Nikaj: Partizani po favorizohet si në vitet 70′

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trajneri i Tërbunit, Samuel Nikaj, ka mbetur i zhgënjyer nga ajo humbje ndaj Partizanit, për vetë arsyen që thotë ai që ishte favorizimi i skuadrës se kuqe nga arbitrat. Në një prononcim për “Minuta90.com” trajneri shkodran i Tërbunit shprehet se ndihet mjaft i indinjuar për vetë faktin se gjykimi ndikoi në humbjen e tyre. Gjithashtu ai vë në dukje edhe ftohjen e tifozërisë, duke lënë të kuptohet se nuk e kupton këtë gjë. Ja fjalët e Samuel Nikajt:

Samuel Nikaj
Samuel Nikaj

“Sikur të mos na mjaftojnë problemet tona të brendëshme në klub , ftohja e tifozërisë që nuk e kuptoj së përse ka ardhur. Nëse është për rezultatet, ata duhen të mos harrojnë se sa lekë janë hedhur dhe se çfarë organizimi ka klubi, por edhe nuk duhet të harrojnë se kundër kujt luajmë tashmë. Sikur të mos mjaftojnë as këto gjëra, tani na del edhe arbitrimi kundra, madje shumë hapur. Goli i dytë i Partizanit ishte faull, dhe unë marr shkas të flas nga fotoja e publikuar ne gazetën “Panorama Sport”. Aty duket qartë se Sukaj ka penguar portierin tonë, dhe goli nuk ishte i rregullt. Më këtë ndihmë që po merr Partizani, mendoj se do të ishte mirë që të ndihmohet edhe Dinamo në mënyrë që vitin tjetër të kemi një duel për titull Partizani-Dinamo si në vitet 70, sepse vendi po shkon edhe njëher ato vite në të gjithë aspektet”,- ishin fjalët e trajnerit Samuel Nikaj

S'KA KOMENTE

Comments are closed.