Nikaj: S’jemi pishman, vlera e ekipit tonë është sa dy lojtarë të Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Edhe trajneri Samuel Nikaj ka folur pavarësisht se skuadra e tij ka humbur. Të mundesh nga Skënderbeu nuk është turp. Të paktën pukjanët janë munduar deri në fund të bëjnë dicka pozitive: “Sinqerisht deri në minutat e fundit isha i dyzuar për stradegjinë për të përballur këtë kundërshtar. Në fillim mendova për të luajtur në mbrojtje dhe të kërkonim të fitonim minuta, ndërkohë që alternativa e dytë ishte që të luaja hapur. Në letër ishim të humbur me Skënderbeun dhe s’kam pse të mërzitem.

Skudra me ka rritur besimin. Ekipin e përgatis në bazë të Skënderbeut. Mone në krahun e djathtë ishte për të dubluar Berishën që depërton mirë nga brenda. Kaq ishte fuqia jonë, s’kemi 30-të lojtarë. Mungesa e Dhramit ishte pasi pati një virozë dhe e dërguam në spital për serum. Vatnikaj u mundua, ne hodhëm Danaj në sulm. U munduam të bëjmë dicka. Në pjesën e dytë kemi një rënie në aspektin fizik sepse kemi lojtarë të ngarkuar, por do të përmirësohemi në vazhdim. Por kampionati jonë nuk është me Tiranën dhe Skënderbeun, por janë disa shkallë mbi ne. Pjesën e parë Shkëmbi nuk ishte i rrezikshëm, pasi në pjesën e parë Karapici me ekspriencën që ka ia mbyllte hapësirat.

Por fuqitë e tij aq janë. Më pas kalova Sulmatën të freskët për të markuar Shkëmbin, e pash që s’ja doli dot dhe tërhoqa Markun nga sulmi. Ndërsa Berisha është shumë aktiv në krah, e pash edhe ndaj Vllaznisë, e vështirë të markosh. Nëse ndeshja do të riluhet sërish do të luaja njësoj, sa kushtojnë 2 lojtarë të Skënderbeut kushton gjithë ekipi ynë. Besimin e kam maksimal se ndryshe s’do të isha këtu, mbase kam qenë i treti në listën e Tërbunit por e kam pranuar ndryshe nga të tjerat. Bylisi dhe Teuta janë ekipe që mund t’i rivalizojmë,”- mbyllë proncimin trajneri shkodran i Tërbunit të Pukës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.