Nis fundjava sportive në Evropë

0
SHPËRNDAJE

Ka nisur fundjava sportive në Evropë dhe është luajtur në Gjermani, Francë dhe Spanjë duke dhënë edhe rezultate interesante.

shalke

Shalcke 2-1 Borussia Monsheglabah

Rikthehet të fitoj Shalcke në Bundesliga duke fitur në shtëpi ndaj Monsheglabah të Granit Xhakës. Pas një pjese të parë pa gola në fraksionin e dytë kanë ndodhur të gjitha. Goli i parë i sfidës është një autogol i Hinterger në portën e vet duke i dhënë avantazhin Shalckes. Por miqtë do të barazojnë shifrat me golin e Kristensen. Ndeshja u vendos nga Leon Gorecka në minutën e 83’ me asistin e Sane.

gurkuf

Marseille 2-5 Rennes

Spektakolare ishte sfida e luajtur në ‘’Velodrome’’ por sërish vendasit tregojnë që ky nuk është sezoni i tyre. Dy herë Gurkuf dhe nga një gol për Diagne, Dembele dhe Sio shënojnë ‘’manitën e Rennes në këtë ndeshje. Ndërsa nderin e Marseille e mbajnë golat e Thauvin dhe Rolando.

eibar

Getafe 1-1 Eibar

Është mbyllur në barazim sfida mes Getafe dhe Eibar. Vendasit shënojnë të parët në minutën e 7’ me Velazkuez por barazimi do të vij pas 80’ minutash me Baston në të 87’.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.