Nis java anti Kukësi, dy rikthime tek Partizani

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Pas pushimit 2 ditor,  ekipi i Partizanit ka filluar sot përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Kukësit i vlefshëm për Javën e 31 të Kategorisë Superiore. Në orën 14:30 skuadra në drejtimin e trajnerit Agostinelli ka zbritur në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz. Grupi i lojtarëve sot ka qene i plotë pasi me skuadrën kanë kryer stërvitje të plotë edhe sulmuesi Stevan Raçiç dhe mbrojtësi Sodiq Atanda. Për takimin ndaj Kukësit Trajneri Agostinelli do të vuaj mungesën e mbrojtësit Ditmar Bicaj i cili ndaj Vllaznisë plotësoj numrin e 3 kartonëve të verdhë. Takimi Kukësi – Partizani do të luhet ditën e hënë në orën 16:00 në stadiumin “ Ymer Zeqiri”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.