Nis kampionati i “kampionëve”, kush e hedh Barçën nga froni?

0
SHPËRNDAJE

startonLigaRehatohuni mirë! Po, sepse spektakli i kampionatit të kampionëve është duke nisur. Sonte fillon La Liga e fituesve të Champions League (Barcelona) dhe të Europa League (Sevilja). Merr start gjuetia e madhe drejt kampionëve në fuqi. Katalanasit në këtë vit diellor pothuajse kanë fituar gjithçka në Europë, me Champions dhe Superkupën europiane, por pikërisht në atdheun e tyre kanë njohur shijen e humbjes, në Superkupën e Spanjës kundër Atletik Bilbaos. Duke marrë një sinjal për nivelin e skuadrave dhe paparashikueshmërinë e kampionatit spanjoll.
beniPo, sepse Liga spanjolle nuk është vetëm Barcelona. Mbi të gjitha është Reali i ri dhe i vjetër. I ri sepse ka ndryshuar trajner, me Benitezin e ardhur në vend të Ancelottit. I vjetër, sepse përtej ndonjë largimi të rëndësishëm, madrilenët kanë mbetur të njëjtit, praktikisht ashtu siç ishin: Casillas dhe Khedira nuk ishin më titullarë të padiskutueshëm. Deri tani, merkato nuk ka sjellë emra të mëdhenj, vetëm Kovaçiç, i cili nuk është bërë ende i madh, ndërkohë që ka bërë bujë më shumë për bukurinë e të fejuarës. Kërkohet ende një sulmues dhe shpresohet që Bale të realizojë kërcimin cilësor.
barBarcelona kampione mbetet gjithsesi favoritja e madhe. Sanksionet e FIFA-s kanë bllokuar merkaton, që dy blerjet e reja Arda Turan e Aleix Vidal do t’i përdorin vetëm në janar. Teksa ka humbur dy pedina të rëndësishme si Pedro, i transferuar te Chelsea dhe Xavi, te Al Saad. Gjithsesi, trio e mrekullive në sulm ka mbetur aty.
Një shkallë më poshtë vijnë skuadra si Sevilja (që sot shkelmon topin e parë të sezonit në sfidën me Malagën), Ateltiko Madridit apo Valencia. Fituesit e Europa League, megjithëse kanë humbur Baccan, e kanë zëvendësuar me Immobile e Konoplyanka. Ekipi i “Cholo” Simeones, protagonist i një merkatoje të ekuilibruar me përdorim të kujdesshëm të resurseve ekonomike, ka shitur Mandzukiç, Mirandan, Mario Suarez e Arda Turan. Por ka marrë J.Martinez e Saviç, përveç Vietto, Carrasco, Kader, Velazquez dhe Bono. Kurse Valencia shfaqet disi më e dobësuar me shitjen e Otamendit, por ka 45 milionë euro që mund t’i investojë ende deri më datë 31.
Për Ligën spanjolle nuk ka qenë një merkato me goditje të mëdha, si në vitet e kaluara, por kampionati iberik mbetet ai ku shkëlqejnë yjet më të shndërritshëm. Nuk mbetet veçse të shihet nëse do të triumfojnë sërish të njëjtët, apo do të ketë ndonjë surprizë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.