Japonezi që bën gola nga 60 metra akord me Tiranën (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

japoneziModa e japonezëve, pas Vllaznisë, përfshin edhe Tiranën, që duket se e ka të pamundur ta gjejë më afër se Azia një alternativë të mundshme për sulmin. Ai quhet Masato Fukui, vjen nga Sutjeska e Malit të Zi dhe ishte i pranishëm në stërvitjen e sotme të bardhebluve. Ai ka mbërritur sot në Tiranë dhe pasi ka diskutuar me drejtuesit e klubit, ka ndjekur seancën e pasdites në “Skender Halili”. Akordi zyrtar është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe pasi të kryejë vizitat mjekësore japonezi, do t’i bashkohet skuadres se trajnerit Muça. Ky është përforcimi numër 7 për 24 herë kampionët e Shqipërisë. Ndërkohë që hyn në histori si japonezi i parë që do të luajë në kampionatin tonë.

Masato Fukui luan si sulmues i djathtë, por edhe në qendër të repartit ofensiv. Dy vitet e fundit ka luajtur në kampionatin malazez me skuadren e Sutjeskes, ku ka realizuar 12 gola. Përveçse ka qenë autor i një prej dy golave me të cilët malazezët fituan ndaj Debrecenit në turin e parë të Europa League, ai shquhet edhe për golat nga larg. Një të tillë prej rreth 60 metrash ka realizuar në një ndeshje të kampionatit, pikërisht kundër Mladost, ekipit kundërshtar të Kukësit në Europa League. A do të jetë e mjaftueshme apo jo, për të bindur Tiranën e Muçën? E gjitha mbetet të shihet, duke filluar nga sot.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.