Një bomber nga Algjeria për Kukësin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15356919_1039393162857018_1873432043_nKukësi do të ndërhyjë në merkaton e janarit për t’u përforcuar me disa elemente, pavarësisht se ekipi ka treguar ecuri tejet pozitive. Një prej emrave që verilindorët dëshirojnë ta kenë si pjesë të skuadrës është Mohamed Amine Hamia, një sulmues qendre.

Lojtari është pjesë e ekipit të Olympique Medea, ku në 13 ndeshje ka shënuar 7 gola, ndërsa mësohet se ky sulmues është vetëm 27-vjeç. Kuksianët kanë negociuar dhe kanë rënë dakord me lojtarin në parim që ai të bëhet pjesë e skuadrës në muajin janar, por kjo do mund të arrihet nëse sulmuesi zgjidh kontratën me klubin e tij aktual.

Nëse ata do ta lënë të lirë, ky operacion mund të kurorëzohet me sukses. Mirëpo, në rast se vetë sulmuesi nuk e zgjidh ngërçin me klubin e tij, do të hyjnë në lojë dhe drejtuesit e Kukësit, të cilët do negociojnë me ekipin nga Algjeria për transferimin e sulmuesit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.