Një brazilian për të zëvëndësuar Pejic (Video)

0
SHPËRNDAJE

bianconiMerkatoja e Kukësit nuk ka përfunduar ende, sidomos ajo që lidhet me sulmin. Kukësianët nuk e kanë plotësuar ende vendin e lënë bosh nga largimi i Pero Pejic dhe për këtë arsye janë ende në kërkim të një sulmuesi për ti dhuruar Troisit. Pas takimit të fundit me trajnerin brazilian dhe konfirmimit që ai do të jetë “timonieri” i skuadrës për sezonin e ardhshëm, duket se verilindorët janë bindur për të afruar një tjetër brazilian në ekip. Bëhet fjalë për ish sulmuesin e Palmeiras Miguel Bianconi i cili do të formonte një “poker” brazilianësh në sulmin e Kukësit. Sulmuesi është vetëm 23 vjeç dhe ka luajtur për një nga skuadrat më të rëndësishme në Brazil, Palmeirasin.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni edhe një video që tregon aftësitë e sulmuesit:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.