Një futbollist nga Kosova do t’i bashkohet Partizanit

0
SHPËRNDAJE

11138507_762572200542772_6259348458327651632_nMesfushori nga Kosova, Ylli Cërmjani, i cili luan në Gjermani për Saarbrucken pritet që ta vazhdojë karrierën te Partizani. Eshtë vetë futbollisti që e ka konfirmuar lajmin gjatë një interviste.

“Mendoj se çdo test është një provë. Partizani ka përparuar shumë, merr pjesë në garat ndërkombëtare dhe në Shqipëri është një ndër ekipet më të mira. Partizani ka ekip të mirë, gjithashtu derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit flitet edhe në Gjermani, dhe duhet të jemi të kënaqur që kemi ekipe të forta shqiptare”,-theksoi Ylli Cërmjani.

Kështu, Partizani duket se ka kryer me sukses transferimin e parë në merkato për muajin janar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.