Një italian për të zëvendësuar Zidane

0
SHPËRNDAJE

zidane

Real Madrid është duke konsideruar mundësinë e shkarkimit të trajnerit Zinedine Zidane.

Rezultatet e dobëta në periudhën e fundit kanë bërë që presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez të mendojë për një tjetër ndryshim në krye të stafit teknik.

Pasardhësi i Rafael Benitezit nuk është duke sjell rezultate të mira andaj Perez ka identifikuar një kandidat të ri.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se Real Madrid është i interesuar për angazhimin e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Por, angazhimi i tij nuk do të jetë i lehtë. “Bianconerët” kanë reaguar duke i ofruar Allegrit kontratë të re deri më 2018 me dyfishim të pagës në 4.7 milionë euro në sezon.

Allegri kërkohet edhe nga Chelsea.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.