Një kilometër not për një foto

0
SHPËRNDAJE

sub-buzz-21590-1468357026-17_mediagallery-article
Messi ne Ibiza

Kemi parë tifozë që futen në fushë duke rrezikuar arrestimin vetëm e vetëm të takojnë, prekin apo shkrepin ndonjë foto me idhujt e tyre futbollistë por ky tifoz ja doli të sfidojë dallgët e detit në Ibiza duke notuar plot një kilometër vetëm për të takuar Lionel Messin.

I riu 24 vjecar është tifoz i Atletico Madrid por me të dëgjuar se jahti i argjentinasit është aty pranë, nuk ngurroi dhe u hodh në veprim duke futur celularin në një qese plastike dhe më pas …not.

14684102762966_mediagallery-article
Jahti i Messit

E takoi Messin por për fat të keq qesja ishte care dhe telefoni ishte lagur duke dalë jashtë përdorimit mirëpo futbollisti i Barcelonës i kërkoi stafit ta nxirrnin në foto me tifozin.

“Më humbi telefoni por fitova një foto të paharrueshme. Ishte një njeri aq i thjeshtë sa më dukej sikur flisja me një njeri normal e jo me vetë gjeniun Messi,” – tha ndër të tjera tifozi me shumë krenari pas sakrificës që duket se ja vlejti.

Ndërsa për Ronaldon që gjithashtu po pushon vetëm disa metra më tej, tifozi tha që u afrua deri diku por nuk mundi ta takojë pasi rojet e shumtë nuk e lanë të afrohej e ti shtërngonte as dorën.

14684100443754_mediagallery-article
Jahti i Ronaldos

S'KA KOMENTE

Comments are closed.