Një “klub BIG” kërkon Memushajn

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Seria A / Lacio kërkon alternativa për mesfushën, teksa veç garës në kupë e kampionat, skuadra e Inzagit është edhe në grupet e Europa League, ndaj pritet të ketë lëvizje.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, lacialëve u është ofruar mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj.

Vlonjati është nën kontratë me Peskarën, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe janë vënë disa skuadra pas tij, me Bolonjën në krye. Gjithashtu edhe Spal e Benevento e duan atë.

Emri i tij është vënë në tryezën e drejtuesve lacialë dhe pritet të shihet se çfarë do të vendosin ata.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU