Një Komisariat Dixhital në celularin e një tifozi

0
SHPËRNDAJE

Lë familjen, shokët, fëmijët, punën, mbase edhe fitimin e të hollave. Nisesh drejtë stadiumit i lumtur se do të shikosh ekipin e zemrës së bashku me fansët e tjerë. Fytyra mbetet e qeshur deri në momentin që afrohesh në stadium. Për ta prishur ditën mendojnë ata…ata të cilët duhet në fakt të bëjnë të kundërtën. Flasim këtu për forcat e rendit, krejtësisht të dhunshëm, pas asnjë llojë mirëkuptimi në ambjentet e stadiumit. Të gjithë kemi rastisur mbi 2-3 herë në përplasje me ndonjë polic në stadium, ofendimi mbizotëron nën hijen e uniformës së shtetit! Është vërtetë sfiduese kur mendon se edhe ai që po të flet me atë gjuhë ordinere është një djal ashtu si edhe ti, ka disa shok, ka një familje, por që edhe vetë se di përse uniforma e bënë me “krahë” duke folur në atë gjuhë? Tifozët shihen si “hasëm”, a thua ata nuk janë njerëz. E për të folur kush mund të ironizoj, m.q.s figura e tifozit shihet me nënvletësim, na duhet të kujtojmë se barsaletat me tifozët janë të rralla, ose karakterizohen për një cmenduri-dashurie që mund të bësh për skuadrën e zemrës. Ndërsa barsaletat me policë do të na mbaronte boja duke shkruajtur dhe të gjithë janë humor më vete për këtë figurë. Nuk dëshirojmë të ulim figurën e një polici, ka edhe nga ata serioz, të cilët se kanë “vjedhur” as blerë diplomën.
Rasti i fundit diskriminues ishte ai në ndeshjen Partizani-Kukësi, tek sa tifozët e kuq u detyruan të largohen në shenjë proteste nga stadium duke e lënë atë si një shkretëtirë. Në fakt arsyeja ishte baneri!? Cfarë arme është kjo mund të pyesi një polic? I cili i lodhur nga shërbimi i tejzgjatur është nervoz përpara se të mbërrijë në stadium. Por këto nerva padyshim s’mund t’ja nxjerri shefit të tij, por një tifozi të thjeshtë që në shumicën e kohës shihet si një “tabelë qitjeje”. Tjetër problem në mesazhet që hapen në banera është gjuha e huaj. Me thoni sa përqind e policëve flasin gjuhën angleze? Pyetje e vështirë! Kemi rastisur kur mesazhi në baner është krejtësisht normal (nëse di anglisht) dhe nuk lejohet nga policët, të cilët as e kanë haberin cfarë shkruhet në të, por e kalojnë me një fjalë të thjeshtë: Largohu!
Në mesazhe të ndryshme të Policisë së Shtetit bëhet i ditur fakti se në telefonin e cdo qytetari mund të instalohet Komisariati Dixhital, ku gjithkush mund të ankohet nga sulmet, agresionet, vjedhjet, presionet, e gjithcka. Por nuk e dimë a fuksionon ky Komisariat Dixhital në telefonin e një tifozi? A mundet ai të denoncoj dhunën e forcave të rendit në stadium, e merr njëri për bazë dicka të tillë? Sulmet ndaj tifozëve duhet të ndalohen një herë e përgjithmon, dikush duhet të marrë masa të kualifikojë policët që vinë në stadium, ata duhet të kuptojnë se tifozët nuk janë armiq, nuk kanë vrarë e prerë asnjë, ata duan të dhurojnë spektakël e përkrahin skuadrën e tyre në stadium. I dashur policë nuk ta kanë fajin një tifozë nëse ke 24 orë në shërbim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.