Një kompani gjigande kërkon të blejë Tiranën në 2017-tën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Viti ri mund të sjell një ndryshim rrënjësor për klubin më të titulluar në vend, Tiranen. 2017 mund t’i gjej bardheblutë me një presidencë te re. Sipas burimeve te SuperSport, presidenti aktual i Tiranës, Refik Halili është në bisedime të avancuara për të shitur klubin te nje prej kompanive me te fuqishme në vend sa i përket biznesit të hidrokarbureve.

Palët janë ulur në bisedime prej kohësh dhe gjetja e një marrëveshje është shume pranë. Supersport ka mundur të mesojë se aktualisht ka vetem një ngërc sa i perket shumës për të cilet palët do të bien dakort për kalimin e pronësisë së klubit. Investitorët e rinj kanë një projekt madhor për ndryshimin rrënjësor të klubit, ku perfshihen jo vetem ngritja e një kompleksi të madh, që do të sherbejë dhe si seli e zyrtarëve dhe skuadres por gjithashtu dhe ngritjen e një arene të re futbollistike mbi “Selman Stërmasin” aktual. Gjithashtu nëse marrëveshja realizohet, gjë qe ka shume mundësi të ndodh, do të ketë investime të medha dhe ne forcimin e ekipit për ta rikthyer Tiranën te trofetë, ashtu sic shpresojne prej kohesh dhe tifozet bardheblu.

Qe prej vitit 2014, Halili eshte aksioneri kryesor i klubit Tirana, me 66 perqind të aksioneve ne total, ndërsa 34 përqind jane pronë e bashkise. Kompania e interesuar për investimin te klubi i Tiranës, megjithatë nuk do të marrë vetëm aksionet që janë aktualisht nën kontrollin e Halilit por gjithashtu dhe ato që zotërohen nga Bashkia, që do të thotë se nëse mbyll marrëveshjen do të jetë 100 përqind zotëruese e aksioneve të klubit të Tiranës.

Privatizimi i klubit bardheblu, kaloi në këshillin bashkiak në tetor të vitit 2014, pas firmës që hodhi kryetari i atëhershëm Lulëzim Basha. Qe ne momentin qe u zyrtarizua kalimi i ketyre aksioneve në favor të Refik Halilit presidenti aktual eshte shprehur disa here i gatshëm për bashkëpunim me investitorë të rinj. Një ofertë që tashmë duket se ka ngjallur interes këtë herë madje me blerjen e plotë të aksioneve, me kompaninë e madhe te karburantit, qe pritet te behet aksionari i vetëm ne fillim te ketij viti nese gjendet nje marreveshje me presidentin Halili por dhe Bashkinë e Tiranës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.