Një libanez për sulmin e Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

mohamadVllaznia ka afruar një tjetër lojtar në skuadër, bëhet fjalë për sulmuesin libanez Mohamad Kdouh i cili ka firmosur ditën e sotme një kontratë 1-vjeçare. Kdouh ishte marrë fillimisht në provë nga drejtuesit e Vllaznisë për të testuar aftësitë e sulmuesit, por pas kësaj periudhe prove ai i ka bindur shkodranët dhe do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Lojtari do të prezantohet përpara mediave ditën e hënë. Libanezi është vetëm 22 vjeç dhe në të kaluarën ka luajtur për finlandezët e Ilves.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.