Një libanez shëtit në fushë fanelën e legjendës Sinani!

0
SHPËRNDAJE

 

11960092_890682324342128_5897092288068775015_nMund të duket tendencioz, por nuk është aspak i tillë qëllimi i faqes sonë. Mund të duket dashakeqësi, por realiteti na shtyn të mos heshtim, të vem në dukje merkaton e pa studiuar të shkodranëve. Në fushë është parë një skuadër apatike në të dyja ndeshjet. Një ekip mbase më i dobëti i të gjithë kohës. Mbase mund të nxitohemi, është ende herët, por koha e mirë duket që në mëngjes. Ka gjasa që Vllaznia e këtij sezoni të hallakatet si pak kohë më parë kur arriti të shpëtonte në pjesën e fundit të kampionatit.832003_w2

Ndaj Skënderbeut Vllaznia ka dhënë shenja të vogla jete, për të mos thënë fare. Justifikimet e trajnerit për dëmtime dhe sëmundje në skuadër nuk “pinë ujë”, për më tepër kur sportëdashësit shkodran duan fitore dhe pikë. Vllaznia një skuadër me tradita në futbollin shqiptar ka pasur gjithnjë lojtarë me peshë në kampionatin tonë. Salihi është bomberi i Skënderbeut, Sukaj i Vllaznisë dhe një libanez 22-vjecar krejtë i panjohur si Mohamad Kdouh është “snajperi” i Vllaznisë. “Snajper” në pension në fakt deri tani, pasi edhe ndaj Skënderbeut u pa që lojtari në fjalë kur u aktivizua vetëm e shëtiti fanelën në fushë. Por cilën fanel, atë të legjendës shkodrane Viorensin Sinani, “mister 208” golëshi në kampionatin tonë. Nr.9 vinte përqarkë nëpër fushë në shëtitje të lirë. Po të marrësh sensin e peshës së numrit të fanelës gjithkush mund të thotë se nuk ka ndonjë vlerë, por kur shikon skudra të mëdha botërore që tërheqin numrat për respekt të legjendave të tyre, arrinë të kuptosh që Vllaznia jo vetëm që se terheq nr.9, por as e mendon zëvëndësuesin e duhur për këtë fanel.sukaj-dhe-vioresin-sinani-653x420

Jemi të bindur se vetë Sinani nuk ndihet aspak mirë teksa shikon fanelën e tij të mbushur me djersë, gjak, mund dhe sakrifica për ngjyrat kuqeblu, të valvitet në fushë pa lënë gjurmë në ndeshje. Por tani është vonë, merkato është mbyllur, Vllaznia ka zgjedhur “armët” e saj që deri tani duken se brenda në karikatorë kanë plumba “manovër” nga ato që vetëm zhurmë bëjnë dhe nuk çpojnë.11935060_889133357830358_5422382161899271831_n

Përse duhet të vuajnë kaq shumë tifozët shkodran? Një publikë që e ka zili e gjithë Shqipëria, një tifozeri që ka treguar shembullin e “fair-play” duke duatrokitur në rast fitoreje të merituar edhe skuadrën kundërshtare? Merkato e shkodranëve duket e pa studiuar, për të analizuar fakt mund të marrim largimin e sulmuesit  Darko Paviçeviç, i cili erdhi, mori paratë e dorës dhe më pas u largua si i pa nevojshëm. Për të vazhduar me Selmanin që e larguan 2 ditë para përfundimit të merkatos, apo ndonjë lojtarë tjerë, të cilët edhe nëse s’janë larguar, sërish njësoj janë, pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë në fushën e blertë.  A ka njëri të mbajë përgjegjësi për këtë dështim?

11222460_882584201818607_7268931250518518636_n

Vetë pikëpyetjet e shumta të këtij shkrimi tregojnë 1 milion problemet e Vllaznisë. Shpresojmë të jemi të gabuar, por siç po duken bathët, Vllaznia është në mes të detit të trazuar dhe askush nuk guxon ta shpëtojë, por të gjithë nxitojnë të shpëtojnë “kokën” e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.