Një lojtar i Superiores, në orbitën e Mynihut

0
SHPËRNDAJE

mynLojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar po nisin të bien në syrin edhe të klubeve gjermane. Pas Bernard Berishës, tani është radha e James Adeniyi, sulmuesit nigerian të Laçit, i cili ka përfunduar në shënjestrën e Munich 1860 që luan në Bundesligën e dytë të Gjermanisë.

jamesSipas asaj që bën të ditur gazeta “Abendzeitung”, klubi nga Mynihu është “në kërkim të një sulmuesi dhe ka pikasur këtë element të ri, që aktivizohet aktualisht në kampionatin shqiptar”. Sipas disa raportimeve mediatike, sidomos nga “eurosport.onet.pl”, James është një kandidat për t’u afruar nga Mynih 1860, megjithëse 22-vjeçari është nën kontratë me Laçin deri në 2017-n. Sidoqoftë, te nigeriani, gjermanët duket se kanë vlerësuar se tepërmi raportin e golave, përderisa në 51 ndeshje ka shënuar 22 gola, nga të cilat 11 vetëm kampionatin e kaluar gjatë 27 aktivizimeve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.