Një menaxher shqiptar në NBA

0
SHPËRNDAJE

10352585_686270191437428_7855318520336282608_n
Luan Kadriu

Që menaxherët shqiptarë janë të shumtë tashmë dhe operojnë gjithandej në botën e futbollit, kjo dihet dhe nuk përbën lajm. Përkundrazi, krejt tjetër është bota e basket-bollit, e sidomos kampionati amerikan (NBA) ku nuk ështe aspak e lehtë për një të huaj  të cajë, e aq më tepër për një shqiptar duke ditur mungesën e përvojës dhe traditës së kësaj kategorie në anët tona.

Por Luan Kadriu nga viset shqiptare të Iliridës ja ka dalë duke u pajisur me licensën e menaxherit të NBA-së dhe mund të punojë edhe si scout (kërkues talentesh). Eshtë i pari shqiptar me këtë arritje dhe i vetmi kësisoj në lemin e sportit të basketbollit. Kadriu, prej vitesh zotëron edhe licensën e menaxhimit të futbollit dhe ka qenë mjaft aktiv edhe në këtë sport por prioritet për të tani e mbrapa do të jetë basketbolli, me shpresën e “thithjes” së lojtarëve europianë drejt kampionatit më spektakolar në botë, NBA.

13183242_1060683707329406_910961459_n 13219979_1060683717329405_1777482263_n

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.