Një mik special viziton Kombëtaren në stërvitje

0
SHPËRNDAJE

mav
De Biasi duke u takuar me Mavrajn

Ai vetë nuk mund të zbresë dot në fushë. Megjithëse nëse do të kishte mundësi, nesër do të ishte aty përkrah shokëve, për të luftuar ndaj Portugalisë, qoftë edhe me një këmbë. Mërgim Mavraj, sido që të jetë, ka menduar të inkurajojë sadopak shokët e tij të Kombëtares, thjesht edhe me praninë e tij, duke i bërë një vizitë në stërvitjen e fundit që kuqezinjtë kanë kryer në Elbasan Arena.

mav2Miku special i stërvitjes kuqezi, fillimisht ka pasur një takim të përzemërt me trajnerin De Biasi, për t’u takuar më pas me të gjithë lojtarët me radhë. Nesër, Mavraj do të jetë sërish në “Elbasan Arena”, megjithëse jo në fushë, por në shkallët e stadiumit, për të bërë tifozllëk për Shqipërinë. Ndonëse për një luftëtar si ai, Shqipëria do të kishte vërtet nevojë më shumë se kurrë ndaj Portugalisë.
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.