Një “pullë poste” për Eminin?

0
SHPËRNDAJE

 

Izair-Emini-8-480x360Kukësi do të kërkoj të ruajë vendin e tretë edhe ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”. Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro, ka një ecuri mjaft pozitive në këtë periudh me tri fitore radhazi. Tashmë ndaj bardhebluve në krizë kërkohet rezultat pozitiv. Izair Emini, është padyshim njeriu i momentit tek kuksianët. Veç vëmendjes së rezultatit të sfidës, padyshim fokusi është edhe tek sulmuesi Emini, i cili s’po ndalet me golat e tij. Por trajneri Ilir Daja, si një strateg që njihet në futbollin tonë padyshim do t’ja ketë gjetur “pullën e postës” për t’ja ngjitur Eminit nga pas në mënyrë që të neutralizohet pika më e fortë e kundërshtarit.

stadiumi selman stermasiNdërkohë që ndeshja do të luhet për herë të parë nën ndricimin e prozhektorëve të impiantit në “Selman Stërmasi”. Gjithsesi, ky fakt pak rëndësi ka, sepse Tirana ndodhet në një moment të vështirë dhe padyshim fitorja do të shërbente për të minimizuar sadopak atë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.