Një serb “përzë” Shaqirin nga Interi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ShaqiriXherdan Shaqiri gjatë merkatos së kësaj vere është një ndër emrat më të lakuar për tu transferuar nga Interi në Bundesligën Gjermane. Zikaltërit e blenë sulmuesin për 18 milionë euro, duke ja paguar Bayernit të Mynihut. Tashmë pas vetëm 6 muajsh, talenti kosovar nuk ka bindur drejtuesit dhe as Mancinin të cilët e kanë vendosur në merkato. Përpos këtyre faktorëve duket se ka edhe një tjetër arsye për të cilën Shaqiri po largohet nga Interi, bëhet fjalë për serbin Dejan Stankovic i cili është pjesë e stafit të Roberto Mancinit. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, serbi nuk i ka pasur ndonjëherë marrëdhëniet të mira me Shaqirin dhe për këtë arsye i ka kërkuar teknikut Italian që ta largojë atë nga Interi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.