Një tjetër kuqezi, mëkëmbësi i Hysajt te Empoli?

0
SHPËRNDAJE

ledEmpoli kërkon të vazhdojë të flasë shqipi. Pas shitjes së mbrojtësit Elseid Hysaj te Napolit për 5 milion, klubi tosan kërkon të afrojë Ledian Memushajn. Mesfushori i Peskarës, i cili është pjestar i kombëtares kuqezi, është gati për të bërë kërcimin e shumëpritur të kategorisë, pas sezoneve të fundit si protagonist në Serinë B.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, kontaktet mes agjentëve të futbollitit dhe drejtuesve të klubit toskan kanë qenë pozitive. Kështu që pritet që shpejt të ketë një lëvizje konkrete. Empoli e kishte ndjekur edhe vitin e kaluar gjatë merkatos dimërore, por atëherë Peskara vendosi veton në lidhje me shitjen e 28-vjeçarit. Memushaj ka një përvojë të pasur në Itali, aty ku luan që prej vitit 2002, duke qenë për disa kohë por pa luajtur, edhe pjesë e Kievos së Veronës në Serinë A. Tani synon të rikthehet sërish aty dhe ta bëjë si protagonist, pasi ka akumuluar përvojën e duhur te Karpi, ku ka shënuar 17 herë në 63 ndeshje, dhe te Peskara, ku vjet u bë autor i 6 golave në 30 paraqitje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.