Një tjetër lojtar lë Shqipërinë për Kosovën pas Rashicës

0
SHPËRNDAJE

meha
Një tjetër lojtar kalon nga Shqipëria te Kosova pas Rashicës
Nuk është vetëm Milot Rashica që do të braktis Kombëtaren shqiptare. Edhe pse ai nuk është grumbulluar prej kohësh me kuqezinjtë tanë, Alban Meha mund të konsiderohet si një largim nga përfaqësuesja jonë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “facebook”, Meha ka konfirmuar se ashtu si Rashica ka zgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në eliminatorët e “Rusi 2018”, raporton Albeu.

Fakti për këtë është edhe foto ilustruese ku ai me montazh ka veshur fanellën e Kosovës. “Snajperi” mund të konsiderohet si një afrim i goditur i trajnerit Albert Bunjaku.

Fakti që De Biasi e ka injoruar vazhdimisht ka sjell këtë vendim të Mehës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.