Një tjetër rikthim tek Tirana, nesër prezantimi

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Pas largimit të fantazistit Elis Bakaj nga ekipi i Hapoel Ra’anana, ndodhi ajo që pritej. Lojtari do të rikthehet sërisht tek ekipi i Tiranës, skuadër me të cilën u aktivizua edhe sezonin e kaluar. Pasi ndërpreu kontratën me ekipin izraelit, ku shkak ishin kushtet financiare, Bakaj nuk ka humbur kohë dhe tani pritet vetëm firma me Tiranën. Duket se të dyja palët kanë ruajtur marrëdhenie të mira falë bashkëpunimit që kishin, dhe kjo gjë ka ndikuar që mesfushori me tipare sulmuese të rivishet bardheblu për sezonin e dytë rradhazi. Duket se tani çdo gjë ka përfunduar dhe prezantimi i Elis Bakajt do të bëhet ditën e nesërme në ambjetentet e “Vila Gold”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.