Një tjetër shqiptar drejt Salernitanës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ecaniPas Thomas Strakoshës, një tjetër shqiptar mund t’i bashkohet te Salernitana në Serinë B. Bëhet fjalë për Edgar Çanin, i cili sipas “TuttoSalerno”, pas përvojës zhgënjyese në Angli te Lidsi, me shumë mundësi do të kërkojë të luajë sërish në Itali. Skuadra e interesuar për momentin është Salernitana e ngjitur këtë vit në kategorinë e dytë. Sulmuesi është prej kohësh në planet e “granatave”, praktikisht që prej vitit të kaluar. Për momentin ai është në pronësi të Katanias, por shumë shpejt mund të shkëputet nga aty për të luajtur në radhët e Salernitanës, gjithmonë nëse nuk do të dalë ndonjë tjetër alternativë në horizont.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.