Një tjetër skuadër në garë për shërbimet e Fukuit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Masato Fukui mbetet një nga lojtarët më të lakmuar në merkaton verore. Emri i tij po qarkullon për t’u transferuar tek Flamurtari, por edhe për të qëndruar tek Tirana. Pavarësisht këtyre çështjeve, mjë tjetër skuadër futet në garë për shërbimet e Japonezit.

Masato Fukui
Masato Fukui

Bëhet fjalë për Sutjeskën nga Mali i Zi, që është edhe ish skuadra e Fukuit para se ky i fundit të transferohej tek Tirana. Mësohet se drejtuesit e kësaj skuadre duan t’a rikthejnë lojtarin në ekip pasi japonezi ka lënë një emër mjaft të mirë. Për këtë arsye ata janë të gatshëm t’i plotësojnë çdo kusht lojtarit për t’a patur sërish në ekip. Negociatat mes palëve tashmë kanë filluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.